No Image Available

Hakimi dërgoi Marokun në finale, mediat e afrojnë me aktoren Fatehi

Maroku kaloi dje në finale të Kupës së Afrikës pas 50 viteve ndërsa kapiteni i tyre Hakimi flitet se ka nisur një marrëdhënje me një aktore me origjinë marokene. Aktorja dhe balerina Nora Fatehi, me prejardhje marokene, thuhet se është në një lidhje me yllin maroken të futbollit Ashraf Hakimi. Fjalët nisën të qarkullonin pasi Hakimi së fundmi pëlqeu postimin e Norës, dhe ajo u pa shpesh duke ndjekur ndeshjet e Marokut gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës 2025. Futbollisti 27-vjeçar është kapiten i ekipit kombëtar maroken dhe gjithashtu luan për PSG në kampionatin francez. Ndërsa ende nuk ka konfirmim zyrtar, mediat sociale po gumëzhijnë me spekulime./Sportiim.al/ Vazhdo leximin