Haaland: Urime Arsenal dhe Odegaard për titullin, do ta përdorim zemërimin për të fituar vitin tjetër
20 Maj 2026 8:42 Telesport “Mesazhi im është për Martin Odegaard, urime atij.” Erling Haaland e merr fitoren e Arsenal në Premier League me sportivitet, duke iu drejtuar bashkatdhetarit të tij. “Ai e meriton. Ka qenë një sezon i vështirë, por tani shpresojmë që ai të përmirësohet më tej dhe të japë gjithçka në Kupën e Botës. Kemi nevojë për të“, tha Haaland. “Gjithsesi, kemi fituar dy trofe. Gjithçka është relative. Por të gjithë donim të fitonim Premier League dhe nuk ia dolëm”, shtoi sulmuesi norvegjez. Ai shtyn gjithçka për vitin tjetër dhe premton: “Vitin tjetër, duam ta fitojmë përsëri, duke përdorur zemërimin që ndiejmë tani.”
Burimi:
telesport.al