Haaland shpreh dëshirën për të marrë pasaportë britanike, por nuk mund të luajë me “Tre Luanët”

Haaland shpreh dëshirën për të marrë pasaportë britanike, por nuk mund të luajë me “Tre Luanët”

Erling Haaland ka shprehur dëshirën për shtetësi britanike, duke thënë se Anglia është vendi ku ndihet si në shtëpi, që kur iu bashkua Manchester City më 2022. Ai i tha revistës zyrtare të klubit: “A ndjehem anglez ndonjëherë? Po. Kur nënshkrova për City, thashë se ndjehem pak si në shtëpi. Ishte e natyrshme të kthehesha këtu, sepse familja ime kaloi mirë në Angli”. Ai shtoi: “Nëna ime e do Anglinë. Ajo e do traditën dhe gjithçka tjetër këtu. Prindërit e mi kaluan mirë këtu para se të lindja. Edhe unë po kaloj shumë mirë tani”. Haaland ka lindur në Leeds më 2000, ndërsa babai i tij Alf-Inge luante për Manchester City dhe Leeds United, kështu që ai tashmë ka shtetësi britanike lindjeje, duke pasur dykombësinë...