Haaland është “monstër”, City nuk e llogarit West Ham-in. Dy gola për pjesën e parë në “Etihad” (video)

Haaland është “monstër”, City nuk e llogarit West Ham-in. Dy gola për pjesën e parë në “Etihad” (video)

20 Dhjetor 2025 16:54 Telesport Manchester City po fiton 2-0 ndaj West Ham në “Etihad”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Ishte i zakonshmi Erling Haaland që shënoi që në minutën e 5-të. Tentativa e parë e norvegjezit u ndal nga portieri i West Ham, Areola, por jo tentativa e dytë. Haaland ka barazuar me golin e sotëm numrin total të golave ​​të Cristiano Ronaldos në Premier League, 103. Vetëm se norvegjezi e ka bërë këtë gjë me 122 ndeshje më pak se portugezi. Në minutën e 38-të erdhi goli i dytë me një aksion fantastik, ku në fund Haaland asiston, Tijjani Reijnders shënon. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Qytetarët”, të cilët me këtë rezultat rikthehen pas shumë kohësh në...