Gyokeres dhe një 16-vjeçar shpëtojnë Arsenalin nga turpi, Newcastle me fitore të madhe ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge” (video)

Gyokeres dhe një 16-vjeçar shpëtojnë Arsenalin nga turpi, Newcastle me fitore të madhe ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge” (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 30-të në Premier League, ku nuk kanë munguar befasitë. Kryesuesit e Arsenalit kanë fituar 2-0 ndaj Everton në sfidën e luajtur në “Emirates”. Një pjesë e parë më e mirë për miqtë, të cilët patën të paktën tri raste të mira për të gjetur golin, por në një prej tyre, goditja e Dwight McNeil ndalet nga shtylla e majtë. Pjesa e dytë ishte disi e mërzitshme, ku rezultati u zhbllokua në minutën e 89-të, ku pas një krosimi të Max Dowman në zonë dhe daljes së gabuar të Jordan Pickford, ishte Viktor Gyokeres që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e fundit shtesë, Max Dowman vulos fitoren 2-0 për Arsenal. Arsenal fiton 2-0 dhe kryeson renditjen...