Gvozdenoviç: Partizani ka 60% shanse, Elbasani nuk është dorëzuar në Kupë

Gvozdenoviç: Partizani ka 60% shanse, Elbasani nuk është dorëzuar në Kupë

Ndeshja e kthimit në Kupën e Shqipërisë ndërmjet Partizanit dhe AF Elbasanit luhet nesër në orën 16:30 te “Arena e Demave”. E vajtjes ka prodhuar shifrat 0-1 duke bërë që ekipi verdheblu ta nisë në malore këtë çerekfinale. Sidoqoftë trajneri i tyre Ivan Gvozdenoviç beson se skuadra e tij mund të fitojë ndaj të kuqëve duke kërkuar të jenë ata në gjysmëfinale. Gvozdenoviç: “Në këtë ndeshje të kthimit Partizani ka një avantazh, sepse rezultati është 1 me 0 për ata, por ndeshja është e hapur. Me qetësi, me përqëndrim maksimal ne jemi gati për nesër. Ne do luftojmë, si në çdo ndeshje. Siç e thashë, ata kanë një avantazh. Mundësitë janë 60-40 për Partizanin, por ne kemi besim sepse një gol nuk është shumë. Do...