Gullit hap skenarin e madh: Van Persie, trajneri i duhur për Manchester United

Gullit hap skenarin e madh: Van Persie, trajneri i duhur për Manchester United

6 Shkurt 2026 13:18 Alfred Lleshi Legjenda holandeze Ruud Gullit beson se ish-sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, mund të bëhet një ditë trajner i klubit nga “Old Trafford”. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” drejtohen përkohësisht nga Michael Carrick. Van Persie, fitues i Premier League 2013 me Manchester United, është sot trajner i Feyenoord, edhe pse po përballet me vështirësi në “Eredivisie”. Sipas Gullit, ish-sulmuesi ka potencial të madh: “Do të ishte fantastike nëse Robin van Persie do të bëhej trajner i Manchester United në të ardhmen. Shpresoj vërtet që kjo të ndodhë. Ai është një trajner i shkëlqyer, por aktualisht po has disa vështirësi te Feyenoord. Pritshmëritë për të janë shumë të larta për shkak të karrierës që ka pasur, ndaj ka më shumë presion...