Guehi gati të vishet ‘Los Blancos’, Perez nuk e lejon…

Guehi gati të vishet ‘Los Blancos’, Perez nuk e lejon…

I gatshëm të mbërrijë në Bernabeu në ditët në vijim, por presidenti i Real Madridit është pengesa më e madhe…falë politikave të tij në klub. Mark Guehi sipas Fichajes.net është bërë emri që përmendet më shpesh nga tifozët e Real Madridit për të përforcuar një mbrojtje qendrore në krizë të qartë. Lëndimet e vazhdueshme dhe performanca e dobët kolektive kanë ekspozuar një brishtësi që është e dukshme javë pas jave. Në këtë kontekst, qendërmbrojtësi anglez shfaqet si një opsion tregu që është e vështirë të injorohet. Kontrata e tij me Kristal Palasë skadon në fund të sezonit ndërsa vetë lojtari 25 vjeçar ka njoftuar se nuk do ta rinovojë, gjë që hap një mundësi strategjike. Skenari është i qartë. Mbrojtësianglez po pret, Kristal Palasë po...