Guardiola vë në shënjestër Arsenalin: Deri në fund do të ndodhin ende shumë gjëra
Në prag të ndeshjes së javës së 27-të të kampionatit anglez, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shmangu pyetjet për garën e titullit, sidomos pas hapit fals të Arsenalit në mesjavë. Katalanasi theksoi vazhdimisht të njëjtin mesazh; përqendrim maksimal vetëm te ndeshja e radhës. “Kanë mbetur ende 12 ndeshje, janë shumë. E vetmja gjë që ka rëndësi tani është Newcastle”, – deklaroi ai, duke shmangur çdo parashikim për duelimin në krye. Guardiola pranoi se do të ketë kohë për të menduar për finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit, por vetëm në momentin e duhur. Fillimisht vijnë Newcastle dhe më pas Leeds, një plan i qartë pa shpërqendrime. I pyetur nëse City ka më shumë shanse për titull krahasuar me periudhën e Krishtlindjeve, ai u...
Burimi:
telesport.al