Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Guardiola urdhëron futbollistët: Askush nuk duhet të shtojë peshë për festa
Pep Guardiola ka urdhëruar që lojtarët e Mançester Sitit nuk duhet të shtojnë peshë për Krishtlindje. Trajneri spanjoll i ka paralajmëruar lojtarët e tij, kushdo që bëhet mbipeshë pas 25 dhjetorit nuk do të udhëtojë për ndeshjen jashtë fushe kundër Notingam Forest. Duke qenë se pothuajse e ka arritur Arsenalin pas një nisjeje të ngadaltë dhe duke mbetur vetëm dy pikë larg kreut të Premier Ligës, Guardiola nuk dëshiron ta humbasë punën e bërë deri më tani. Ai e kishte anuluar tashmë kërkesën e lojtarëve për të pasur pushim të dielën pas fitores 3-0 ndaj Uest Ham, duke besuar se skuadra nuk kishte luajtur mjaftueshëm mirë, siç zbuloi Daily Mail dhe tani ka vendosur t’u imponojë një test të shkallës së lartë të gjithë lojtarëve...