Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR: 4 arbitra dhe teknologjia nuk mundën të vendosnin

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR: 4 arbitra dhe teknologjia nuk mundën të vendosnin

14 Janar 2026 11:14 Alfred Lleshi Gëzimi për fitoren e Manchester City ndaj Newcastle në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup” nuk ishte i plotë. Golat e Antoine Semenyo (53’) dhe Rayan Cherki (90+9’) nuk e shmangën zemërimin e Pep Guardiolës ndaj arbitrimit, pas anulimit të një goli të Semenyo me rezultatin 1-0, pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it. Semenyo, përforcimi më i fundit i City, kishte shënuar në fillim të pjesës së dytë dhe duket se kishte realizuar një gol të dytë pas një këndoreje, por pas rishikimit prej gati 6 minutash, arbitri Chris Kavanagh anuloi golin për pozicion jashtë loje të Erling Haaland. Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i frustrar: “Katër arbitra dhe VAR-i nuk mundën të vendosnin dhe u desh...