Guardiola: Real është i fortë edhe me mungesa, përvoja në gjithë këto vite na ka bërë më të mirë
Manchester City përballet sot me Real Madrid në Champions League, një ndeshje klasike evropiane. Trajneri Pep Guardiola kthehet në Santiago Bernabéu, ku ka fituar shtatë herë. Gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, ai analizoi situatën aktuale të rivalëve të “los blancos”. Pa Mbappe në sulm, për “citizens” do të jetë një mision i vështirë të ndalin sulmuesin tjetër Vinicius. “Dikur kishim Walker që e mbulonte, tani do të hipim në motor dhe do të përpiqemi të vrapojmë. Vinicius është një kërcënim i vazhdueshëm për ne”, tha Guardiola. “Do të duhet të qëndrojmë shumë kompakt dhe të vrapojmë prapa. Pavarësisht se sa përpiqeni ta kontrolloni një lojtar, gjithmonë ka lojëra që janë të vështira për t’u parashikuar“, pranoi trajneri spanjoll. Lidhur me mungesat e...
Burimi:
telesport.al