Guardiola: Na mungojnë qëndrueshmëria dhe golat e Haaland, duhet të jemi më kreativë në sulm
Barazimi 1-1 ndaj West Ham ka qenë disi zhgënjyes për Manchester City, por trajneri Pep Guardiola përpiqet të mbajë të karikuar skuadrën e tij. Tashmë “citizens” janë 9 pikë pas Arsenal. “Kemi një ndeshje më pak dhe presim Arsenal në shtëpi. Nuk po them se do të jetë e lehtë t’i mposhtim”, tha spanjolli. “Qëndrueshmërinë që kishim në të kaluarën, këtë herë nuk e arritëm ndaj Ëest Ham. Në dekadën e fundit gjithmonë ishim të qëndrueshëm. Gjetëm një mënyrë për të fituar ndeshjet. Këtë sezon, luajmë shumë më mirë, por nuk kemi shkëndijën për të fituar ndeshjen dhe për të marrë besimin për ndeshjen tjetër. Nuk ishim në gjendje ta bënim”, tha Guardiola. Më tej, trajneri i City komentoi: “Ai që na duhet është kreativiteti...
Burimi:
telesport.al