Guardiola jep lajmin e keq, mesfushori pritet të mungojë deri në dy muaj pas dëmtimit

Guardiola jep lajmin e keq, mesfushori pritet të mungojë deri në dy muaj pas dëmtimit

9 Janar 2026 12:18 Telesport Sulmuesi anësor i Manchester City, Savinho, ka të ngjarë të mungojë deri në dy muaj për shkak të një dëmtimi. Lajmin e konfirmoi trajneri Pep Guardiola. 21-vjeçari u largua pas 51 minutash në barazimin e City-t me Sunderland javën e kaluar. Ai më pas humbi ndeshjen kundër Chelsea në fundjavë dhe barazimin 1-1 të City me Brighton të mërkurën. “Savinho do të mungojë për një kohë të gjatë. Jo deri në fund të sezonit por një muaj e gjysmë, dy muaj. Por ai do të kthehet”, tha Guardiola. “Për ne është një mungesë e rëndësishme”, shtoi spanjolli, që mund të jetë i kënaqur, pasi “qytetarët” sot nënshkruan me Antoine Semenyo.