Guardiola i bën nderin e madh Barcelonës, ylli i “Qytetarëve” drejt transferimit te katalanasit

Guardiola i bën nderin e madh Barcelonës, ylli i “Qytetarëve” drejt transferimit te katalanasit

25 Dhjetor 2025 16:29 Telesport Mediet spanjolle bëjnë me dije se Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile për largimin e Nathan Ake drejt Barcelonës. Holandezi tashmë ka një rol dytësor te “Qytetarët”, ndaj është në kërkim të një destinacioni të ri ku të ketë mundësinë të jetë titullar. Në anën tjetër, prej kohësh Barcelona po punon ëpr të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit, duke ditur mungesat e shumta që ka në këtë repart dhe formën jo të mirë të qëndrueshme të emrave si Araujo, Garcia apo Marc Cubarsi. Ake mund të luajë fare mirë si qendërmbrojtës por edhe si mbrojtës i majtë. Kontrata e tij me Man. City skadon në vitin 2027, por transferimi te katalanasit pritet të jetë huazim me të drejtë blerje...