Guardiola, fjalim i zjarrtë pro Palestinës: Liderët e fuqishëm janë frikacakë, e kemi lënë vetëm Gazën
30 Janar 2026 10:10 Alfred Lleshi Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u shfaq mbrëmë në “Palau Sant Jordi”, ku mbajti një “manifest për njerëzimin” gjatë koncertit bamirës “Act X Palestine”. Trajneri katalanas, i njohur për qëndrimet e tij mbi të drejtat e njeriut, doli në skenë përpara një audience të madhe, i mbështjellë me një kefije tradicionale palestineze. Në fjalimin e tij, ai bëri thirrje për fundin e “dekadave të shtypjes” dhe dënoi heshtjen e liderëve botërorë. Guardiola foli për pamjet tronditëse të fëmijëve në Gaza që kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë dy viteve të fundit: “Unë gjithmonë them, çfarë duhet të mendojnë ata? Besoj se i kemi lënë vetëm, të braktisur… Ata duhet të thonë: Ku jeni? Ejani të na ndihmoni. Dhe...
Burimi:
telesport.al