Guardiola falënderon Mourinhon për “asistin”: Dërgimi i portierit në zonë ishte strategji e mirë…
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pas kualifikimit direkt në 1/8 finale të Champions League, foli në konferencë për shtyp duke përmendur edhe Benfica e José Mourinhos, e cila falë golit në sekondat e fundit nga portieri Trubin e nxori Real Madridin nga tetë vendet e para, në favor të “qytetarëve”: “I pamë minutat e fundit të ndeshjes, ishim të gjithë aty, por nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj, kur pamë José të dërgonte përpara portierin, u habitëm pse po e bënte, sepse Reali mund të barazonte dhe ne do të dilnim nga tetë të parët. Megjithatë, ishte një strategji e mirë e Jose për të shënuar atë golin e katërt”. Guardiola komentoi edhe formatin e ri të...
Burimi:
telesport.al