Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Guardiola: Do të doja që Anglia ta bënte hapin e fundit dhe ta fitonte Botërorin
22 Dhjetor 2025 7:33 Alfred Lleshi Pep Guardiola vazhdon të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij. Para ndeshjes së Manchester City, trajneri spanjoll foli për favoritët e Botërorit 2026: “Janë të njëjtët si gjithmonë. Të gjithë do të binim dakord për kandidatët. Ndoshta ka ndonjë surprizë, por të gjithë do të përmendnim 4 ose 5 favoritë, i dimë të gjithë”. Megjithatë, Guardiola surprizoi duke treguar një simpati të veçantë për Anglinë: “Do të doja që të ishte pretendente serioze. Nuk është për të bërë përshtypje, por kam shumë vite në këtë vend. Do të doja që me Thomas (Tuchel) të bënin hapin e fundit dhe ta arrinin triumfin”. Përveç mendimeve për Anglinë dhe Botërorin, Pep u pyet për gjendjen fizike të Rodrigos Hernández, i cili...