Guardiola ankohet për merkaton: Vetëm të shtatët në Premier League, dua të jem i pari edhe këtu

Guardiola ankohet për merkaton: Vetëm të shtatët në Premier League, dua të jem i pari edhe këtu

Pep Guardiola ka ironizuar merkaton e Manchester City, duke theksuar se klubi i tij është vetëm i shtati për nga shpenzimet neto në Premier League gjatë pesë viteve të fundit. “Jam pak i trishtuar dhe i zemëruar sepse, për sa iu përket shpenzimeve neto në pesë vitet e fundit, jemi të shtatët në Premier League. Dua të jem i pari, nuk e kuptoj pse klubi nuk shpenzon më shumë”, – tha trajneri spanjoll në konferencë shtypi. Ai iu përgjigj një gazetari që përmendi bindjen e përgjithshme se Manchester City kishte “ndoshta dritaren më të mirë të merkatos nga çdo klub i Premier League këtë dimër”, pas afrimeve të Marc Guéhi dhe Antoine Semenyo. Gjatë një dekade te Manchester City, i blerë në vitin 2008 nga fondi...