“Gruda nuk e kishte kuptuar që kishte shansin të shkonte në Europian”, Nagelsmani: Ai ka shumë cilësi

“Gruda nuk e kishte kuptuar që kishte shansin të shkonte në Europian”, Nagelsmani: Ai ka shumë cilësi

Brajan Gruda nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij përfundimtare sa i përket ekipit kombëtar ku do të vazhdojë karrierën. Lojtari shqiptar ishte pjesë e Gjermanisë në fazën përgatitore përpara fillimit të Kampionatit Europian 2024. Trajneri i “pancerave” ka folur për “Kicker, ku ka folur me fjalë pozitive për Grudën. Megjithatë ai ka shtuar se statistikat e Brajanit nuk janë ende në nivelin e cilësive të tij. “Mendoj se ai po luan mirë te Lajpcigu. Unë e kisha grumbulluar atë gjatë përgatitjeve për Kampionatin Europian. Ai ka shumë cilësi, por besoj se në atë kohë ai nuk e kishte kuptuar plotësisht se kishte shansin të ishte pjesë e Europianit që zhvillohej në shtëpi. Në fund çështja është te prodhimi i më shumë golave dhe...