Gruaja e Lewandowskit paralajmëron largimin e sulmuesit nga Barcelona

Gruaja e Lewandowskit paralajmëron largimin e sulmuesit nga Barcelona

31 Janar 2026 8:07 Alfred Lleshi E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket se po shkon drejt fundit. Të paktën kështu del nga deklaratat e bashkëshortes së tij, Anna, e cila ka paralajmëruar largimin e polakut nga klubi katalanas në përfundim të këtij sezoni. Në një intervistë për median polake “Plejada”, Anna Lewandowski foli për të ardhmen e afërt dhe pranoi se kjo mund të jetë hera e fundit e bashkëshortit të saj në Barcelonë: “Do të shohim si do të shkojë sezoni në Barcelonë këtë vit, sepse, le të themi, me shumë gjasë do të jetë i fundit i burrit tim aty. Po e shijojmë si një limon të shtrydhur. E jetojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse e dimë që një...