Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Gruaja e largon Dybala nga Roma, zbulimi i vjehrrës: “Dëshiron të ikë, ndoshta në qershor”
22 Dhjetor 2025 8:08 Alfred Lleshi Që Paulo Dybala është në krye të listës së merkatos së Boca Juniors nuk është sekret, por dita-ditës rriten gjasat që ai të largohet nga Roma. Argjentinasi, kontrata e të cilit skadon në qershor, është bërë emri më i përfolur i javëve të fundit, me zëra dhe deklarata që e shohin gati të lërë kryeqytetin italian për një tjetër kryeqytet; nga Roma në Buenos Aires. Një rol vendimtar duket se ka edhe familja, pasi vjehrra ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u kthyer në atdhe. Catherine Fulop, nëna e Oriana Sabatini, tha në “Otro día perdido”: “Orianës i ka rënë në kokë për t’u larguar. Me Leo Paredes dhe bashkëshorten e tij Cami rrinin gjithmonë bashkë… Tani i mungojnë...