Gravina: Për kombëtaren nuk i intereson askujt, vetëm tifozëve. Jam izoluar pas Bosnjës

Gravina: Për kombëtaren nuk i intereson askujt, vetëm tifozëve. Jam izoluar pas Bosnjës

13 Prill 2026 8:10 Alfred Lleshi Presidenti në largim i FIGC, Gabriele Gravina, pranon krizën e futbollit italian dhe dështimin e kombëtares në “play off”-in e Botërorit. Duke ironizuar eliminimin, ai tha: “Ndoshta duhet të isha stërvitur më shumë…, kam humbur dy penallti ndaj Zvicrës dhe disa raste me Bosnjën”. Pas humbjes në Zenicë erdhën dorëheqjet: “Kisha thënë se do të shkonim në Botëror edhe me not, por nuk ia dolëm. Dorëheqja ime është akt dashurie për futbollin”. Ai pranoi se kishte menduar të largohej më herët për shkak të pengesave që frenojnë zhvillimin, por vendosi të qëndrojë duke e quajtur këtë periudhë si “Rruga e Kryqit” (një fazë e rëndë, me kritika, probleme dhe tension të vazhdueshëm, por pranoi ta përballojë). Gravina tregoi edhe...