Grabitje në banesën e futbollistit të Romës gjatë natës, hajdutët marrin sendet me vlerë
Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në banesën e futbollistit të Romës, Neil El Aynaoui, në zonën e Castel Fusano. Rreth orës 03:00, gjashtë persona të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në shtëpi pasi kanë hapur një grilë nga dritarja e dhomës së ndenjes. Autorët kanë izoluar fillimisht futbollistin dhe familjarët e tij në një dhomë, përpara se të merrnin sende me vlerë, përfshirë bizhuteri rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe çanta firmato. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga skuadra e posaçme për zbardhjen e rastit.
Burimi:
sot.com.al