Goretzka nuk duron më! Në janar ka gati dy klube

Goretzka nuk duron më! Në janar ka gati dy klube

28 Dhjetor 2025 12:59 Telesport Leon Goretzka po përgatit largimin nga Bayern Munich në merkaton e janarit, pas një periudhe ku hapësirat për të kanë qenë të kufizuara dhe roli i tij në skuadër është zbehur ndjeshëm. Mesfushori gjerman kërkon më shumë minuta dhe një projekt ku të ndihet protagonist, ndaj ndarja me bavarezët duket gjithnjë e më e pashmangshme. Dy janë pistat kryesore për të ardhmen e tij: Tottenham dhe Fenerbahçe. Klubi londinez e sheh Goretzkën si një përforcim ideal për mesfushën, falë përvojës dhe fizikut të tij, ndërsa Fenerbahçe po tenton një goditje të madhe në merkato për të rritur nivelin dhe ambiciet në arenën europiane.