Goli i Leo Messit të dëmtuar, me tuta sportive, tejkalon 563.000 shikime (video)
16 Shkurt 2026 13:19 Alfred Lleshi Leo Messi po rikuperohet pas dëmtimit që pësoi gjatë miqësores së parasezonit të Inter Miami kundër Barcelona de Guayaquil, çka çoi edhe në shtyrjen e ndeshjes ndaj Independiente del Valle. Diagnoza ishte tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Takimi do të luhet më 26 shkurt. Ndërsa po shërohet, ylli argjentinas po kalon kohë me familjen dhe fëmijët e tij, që luajnë në akademinë e Inter Miami. Fundjavën e kaluar ai u pa pranë fushës së bashku me Antonella, i veshur sportivisht dhe duke shijuar ndeshjen. Në një moment, me duart në xhepat e “bermudave”, Messi mori një top pranë tij dhe tregoi sërish magjinë. Ai goditi me të majtën, me efekt dhe nga një kënd i vështirë pranë vijës...
Burimi:
telesport.al