Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Goli i fitores nis nga e majta e Zhegrovës, Juventusi mposht Romën dhe i afrohet Champions-it
Juventusi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë mposhtur Romën me rezultatin e ngushtë 2-1. Goli i parë u shënua në minutën e 44-t dhe mban autorësinë e Konseisaos. Ndeshja për këtë të fundit përfundoi në minutën e 61-të, kur i la vendin Zhegrovës për shkak dëmtimi. Sulmuesi shqiptar la shenjën e tij në këtë ndeshje. Goli i minutës së 70 “u gatua” nga lojtari i Kosovës. Zhegrova dha një pasim të përkryer në zonë, por goditja me kokë e Mekenit u ndal nga portieri. Por topi mbeti sërish në këmbët e Mekenit, i cili dha asistin për Opendën. Vetëm 5 minuta më vonë Baldanxi ngushtoi diferencat, por pa arritur të shmangë humbjen për Romën. Tashmë Juventusi shkon në kuotën...