Goli i Brojës shpëton Burnley-n, trajneri i skuadrës angleze ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse…

Goli i Brojës shpëton Burnley-n, trajneri i skuadrës angleze ndalet te sulmuesi shqiptar: Do më pyesin pse…

Scott Parker u shfaq i kënaqur me reagimin e Burnley-t, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth, një rezultat që u shpëtua në minutën e fundit falë golit të Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar u aktivizua nga stoli dhe u bë protagonist në fundin e takimit, duke finalizuar asistin e Marcus Edwards, i cili gjithashtu hyri si zëvendësues. Kontributi i dy lojtarëve i dha fund një serie negative prej shtatë humbjesh radhazi në kampionat për Burnley-n. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Burnley-t pranoi se skuadra e tij ishte nën presion të madh, por vlerësoi mënyrën se si lojtarët reaguan në fushë. Sipas tij, ekipi kishte treguar shenja përmirësimi edhe në ndeshjet e mëparshme, por gabimet kishin kushtuar shtrenjtë. “Ndjemë shumë presion, por sot pashë diçka...