Goleadë shqiptarësh në Turqi, Manaj tund rrjetën dhe jep asisit për Sivasporin
Sivaspori ka arritur të marrë tre pikët në përballjen kundër Sakariasporit. Klubi turk ka fituar me shifrat e thella 4-1, teksa protagonistë në këtë goleadë ishin dy lojtarë shqiptarë, Valon Ethemi dhe Rei Manaj. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi dha asistin për Ethemin në minutën e 6 të takimit, duke kaluar shpejt në epërsi Sivasporin. Erdohani dyfishoi shifrat në minutën e 16, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë ishte përsëri Ethemi ai që e ndali topin në rrjetë. Dursuni ngushtoi shifrat në minutën e 26, por goli i tij në fund do të vlente vetëm për statistikë. Në minutën e 90 të sfidës, ishte Rei Manaj ai që me golin e tij vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com