Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku tregon preferencat muzikore të disa lojtarëve të Kombëtares shqiptare në platformën Spotify gjatë vitit 2025. Postimi ofron një panoramë të artistëve dhe këngëve më të dëgjuara nga futbollistët kuqezi. Për Juljan Shehun, artistët më të preferuar rezultojnë Morad, Noizy, DYSTINCT, Jul dhe Dafina Zeqiri, ndërsa këngët kryesore janë “RS6”, “Tutto Bene” dhe “We Back”. Mario Mitaj ka dëgjuar më së shumti Toquel, GIMS dhe Morad, me këngët “Ninao” dhe “Escobar” në krye të listës. Mirlind Daku kryeson me artistë nga skena shqiptare, përfshirë Unikkatil, Noizy dhe Dafina Zeqiri. Ndër këngët më të dëgjuara prej tij renditen “Icon” dhe “Sytë e tu”. Për Ylber Ramadanin, lista e këngëve përfshin “Japi”, “Broke to Rich” dhe...