Gol vendimtar, Broja i jep një pikë Bërnlit në transfertë

Gol vendimtar, Broja i jep një pikë Bërnlit në transfertë

Armando Broja arrin të shënojë me kokë golin e parë në Premier League me Bërnlin. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë në minutën e 65′ teksa ndaj Buornmëth arriti të shënojë golin e barazimit në të 90′ duke i dhënë një pikë skuadrës së tij të re. Ky ishte goli i parë me këtë ekip për qëndërsulmuesin ndërsa pati dhe një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë. Pas një topi të gjatë, ai kaloi në duel shpejtësie mbrojtësin e linjës, por portieri Petroviç, la zonën për ta ndalur përmes një përplasje. Vazhdo leximin