Goditje e madhe për Tiranën! Goli i Maçollit i kthen ethet bardhebluve, Kategoria e Parë është më afër

Goditje e madhe për Tiranën! Goli i Maçollit i kthen ethet bardhebluve, Kategoria e Parë është më afër

Pas një periudhe deri diku pozitive të Tiranës, bardheblutë janë rikthyer në ethet e Kategorisë së Parë. Ekipi i drejtuar nga ana e Nuhiut ka humbur në shtëpi kundër Teutës në shifrat 0-1.Ai që vendosi ishte goli i Maçollit në minutën e 86. Nga pika e bardhë e penalltisë, Maçolli nuk do të gabonte duke sjellë avantazhin dhe fitoren te durrsakët. Teuta shkon në kuotën e 33 pikëve duke barazuar Partizanin dhe duke qëndruar tre pikë larg Dinamos së vendit të katërt, për të afruar Final Four, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e parafundit, me rrezikun real të rënies nga Kategoria. /Sport Ekspres/