Gnabry paralajmëron Realin: Sulmi ynë, po aq i rrezikshëm sa i juaji. Nuk ju kemi frikë
Bayern Munich përgatitet për ndeshjen e Champions-it në “Bernabéu” me besim dhe urrejtje për humbjen e kaluar ndaj Realit. Serge Gnabry deklaroi për “AS”: “Stadiumi ‘Bernabéu’ është një çmenduri, atmosfera e pabesueshme, kënaqësi të luash edhe si mysafir. Sulmi ynë është po aq i rrezikshëm sa ai i Realit, ndoshta një nga më të mirët në botë tani. Nuk udhëtojmë me frikë, por me shumë besim”. Ai kujtoi eliminimin e Bayernit dy vite më parë, në minutat e fundit: “Kemi pasur shansin tonë, por ata e kthyen rezultatin. Duam të kthehemi aty sërish dhe të fitojmë”. Gnabry respekton Mbappé dhe Vinícius: “Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, sidomos në sulm. Duhet t’i ndalim të luajnë lojën e tyre. Vinícius është shumë i këndshëm dhe kam respekt të madh...
Burimi:
telesport.al