Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin 5-4! Gjithçka do të vendoset në “Allianz Arena”
PSG ka fituar aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League përballë Bajernit të Mynihut. Një sfidë vërtet spektakolare, ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin e tyre, por në fund ishin parizienët ata që fituan 5-4. Ishin bavarezët të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Herri Kejn, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Por në të 24-ët dhe 33-ën fillimisht Kvaratshelia e më pas Neves përmbysën gjithçka në favor të vendasve. Por në minutën e 41-të Olise riktheu sërish barazpeshën, për tu përmbysur gjithçka në minutën e 5-të të shtesës së fraksionit të aprë të lojës, ku Dembele pasi la në vend mbrojtjen bavareze realizoi golin e tretë. Me rezultatin 3-2 u mbyll pjesa e parë e sfidës....
Burimi:
vizionplus.tv