Gjykata Supreme i jep të drejtë Real Madridit në përballjen me La Liga-n

Gjykata Supreme i jep të drejtë Real Madridit në përballjen me La Liga-n

23 Qershor 2026 14:09 Alfred Lleshi Real Madridi ka njoftuar se Gjykata Supreme e Spanjës ka konfirmuar përfundimisht pavlefshmërinë e vendimeve të presidentit të La Liga-s, të cilat e penguan klubin madrilen të merrte pjesë në disa mbledhje të Organit të Kontrollit për menaxhimin e të drejtave audiovizive gjatë vitit 2022. Sipas klubit, “vendimi iu jep fund përpjekjeve të njëpasnjëshme të La Liga-s për të kundërshtuar vendime që janë shpallur në kundërshtim me ligjin”. Dhoma e Parë e Gjykatës Supreme, më 10 prill 2026, hodhi poshtë rekursin e paraqitur nga La Liga dhe konfirmoi vendimet e mëparshme gjyqësore, sipas të cilave u shkelën të drejtat e pjesëmarrjes së Real Madridit dhe vendimet u morën pa respektuar procedurat e kërkuara ligjërisht. Më pas, La Liga paraqiti një...