Gjykata e Lacios jep vendimin përfundimtar, 3 skuadrat me emër në Serinë A marrin dënimin e rëndë
Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka lënë në fuqi masën ndëshkuese ndaj tre klubeve të Serisë A, Romës, Napolit dhe Fiorentinës, duke konfirmuar ndalimin e pranisë së tifozëve të tyre në ndeshjet jashtë fushe deri në përfundim të sezonit. Kërkesa e paraqitur nga klubet për shfuqizimin e masës nuk është pranuar nga gjykata, duke e bërë vendimin përfundimtar në këtë fazë. Sipas autoriteteve, masa ndëshkuese erdhi si pasojë e incidenteve të ndodhura më 18 dhe 25 janar të këtij viti. Në rastin e parë, një grup tifozësh të Fiorentinës, të cilët po udhëtonin drejt Bolonjës për ndeshjen në transfertë, u përfshinë në përplasje me tifozë të Romës që ishin nisur për në Torino. Përplasja mes dy grupeve solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Vetëm një...
Burimi:
sot.com.al