Gjoni Palokaj triumfon në Düsseldorf, hap i madh drejt majës!

Gjoni Palokaj triumfon në Düsseldorf, hap i madh drejt majës!

Gjoni Palokaj triumfon në Düsseldorf, hap i madh drejt majës së OKTAGON MMA. Luftëtari shqiptar Gjoni Palokaj ka shënuar një fitore të madhe sonte në eventin e OKTAGON MMA, duke mposhtur britanikun James Hendin në duelën vendimtare të peshës featherweight, të zhvilluar në PSD Bank Dome në Düsseldorf, përpara rreth 20 mijë shikuesve. Në një përballje shumë të fortë dhe të tensionuar, Palokaj konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme, duke dominuar kundërshtarin me stilin e tij agresiv dhe vendosmërinë karakteristike. Me këtë sukses, ai regjistroi fitoren e tetë radhazi, duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 14 fitore dhe 3 humbje. Palokaj, me prejardhje nga Velezha e Prizrenit dhe i rritur në Gjermani, hyri në këtë duel si i renditur i gjashti në divizion,...