Gjobë 5.000 euro dhe një vit larg stadiumeve për hedhjen e bananes ndaj Vinicius

Gjobë 5.000 euro dhe një vit larg stadiumeve për hedhjen e bananes ndaj Vinicius

5 Shkurt 2026 12:03 Alfred Lleshi Komisioni Shtetëror kundër Dhunës, Racizmit, Ksenofobisë dhe Intolerancës në Sport ka propozuar gjobë prej 5.000 eurosh dhe ndalim hyrjeje në ambiente sportive për një vit për tifozin e akuzuar se hodhi banane ndaj Vinicius Junior, gjatë ndeshjes së 1/8-ve të Kupës së Mbretit mes Albacete dhe Real Madrid, të luajtur më 14 janar në stadiumin “Carlos Belmonte”. Sipas dosjes së Policisë Kombëtare, kamerat e sigurisë e kapën qartë hedhjen e objektit nga tribuna në momentin e festimit të golit të fundit të ekipit vendas. Ngjarja cilësohet si shkelje e rëndë sipas Ligjit 19/2007 dhe përfshin edhe ndalim 12-mujor nga stadiumet. Komisioni propozoi gjithashtu një gjobë prej 50.000 eurosh për organizatorët, për tejkalim kapaciteti dhe bllokim të rrugëve të evakuimit...