“Gjithmonë luaj vetëm…”; Leao shpërtheu ndaj Pulisic dhe Allegri i dha të drejtë
19 Mars 2026 11:08 Alfred Lleshi Përtej dëmit të humbjes, ekzistonte rreziku që të krijohej një situatë që mund ta përçante dhomën e zhveshjes kuqezi. E vetmja gjë pozitive që Milani mori nga ndeshja me Lazion ishte qartësimi mes Pulisic dhe Rafa Leao. Portugezi ishte më shumë i zëshëm për daljen e tij polemizuese nga fusha sesa lojën e tij. Rafa shpërtheu gjatë zëvendësimit, duke refuzuar fillimisht përqafimin e Allegrit. Arsyet e zemërimit u zbuluan. Leao ishte i irrituar me shokët e skuadrës, veçanërisht Pulisic dhe Pavlovic, për mungesën e pasimeve. “Duhet të pasohet saktë topi, mister”, – shpërtheu ai pas një pasimi të humbur nga amerikani, me Max që e mbështeti: “Ke të drejtë, por qetësohu tani”. Leao refuzoi përqafimin dhe goditi me këmbë...
Burimi:
telesport.al