Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë
Tashmë gjithçka është gati. Lojtarët e Shqipërisë kanë zbritur në fushë, për të zhvilluar stërvitjen e fundit, përpara duelit historik me Poloninë sot në 26 mars. Shqipëria sot luan ndeshje decizive në rrugën drejt Kampionatit Botëror, që do të nisë në qershor. Në fushë për ekipin tonë përfaqësues do të jenë Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni. Djemtë e Silvinjos janë të motivuar për një rezultat pozitiv, ndonëse përballë është një kundërshtar shumë i vështirë. Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Silvinjo të bëjë ndryshime.
Burimi:
javanews.al