Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me Poloninë

Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me Poloninë

Kombëtarja shqiptare këtë të enjte do të përballet me Poloninë në orën 20:45, në PGE Narodowy të Varshavës për gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026. Gjithçka është gati ndërsa nga dhomat e veshjes janë publikuar pamje duke zbuluar fanellën që lojtarët e Kombëtares do të veshin gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Siç shihet edhe nga pamjet e postuara nga FSHF, kombëtarja do të zbarkojë në fushë me fanellën e zezë. Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë në sfidën teke, katër ditë më vonë do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, me objektivin për të siguruar një vend në finalet e Botërorit që zhvillohen këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.