Gjithçka e hapur në Bergamo, Atalanta mball gjallë shpresat e Italisë pas 45 minutave të para (video)

Gjithçka e hapur në Bergamo, Atalanta mball gjallë shpresat e Italisë pas 45 minutave të para (video)

25 Shkurt 2026 19:36 Telesport Në Bergamo po luhet ndeshja e kthimit mes Atalantës dhe Dortmundit, e vlefshme për play-offin në Champions League. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 për Atalantën. Bergamaskët gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një topi të Nicola Zalewski dhe mos largimit siç duhet nga Ramy Bensebaini, ishte Gianluca Scamacca, që e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 24-të, Atalanta i afrohet golit të dytë por goditja e Zalewski-t, ndalet nga Gregor Kobel. Në minutën e 30-të, rast i mirë për verdhezinjtë me Julian Brandt, por Marco Carnesecchi bën një pritje fantastike. Në fund të pjesës së parë, ishte Davide Zappacosta që shënoi golin e dytë për Atalantën, me një goditje të fuqishme nga distanca. Pjesa e parë...