Gjithçka çfarë ndodhi në javën e 28-të, diskutohet në “Analizë Superiore” në FSHF TV

Gjithçka çfarë ndodhi në javën e 28-të, diskutohet në “Analizë Superiore” në FSHF TV

“Analizë Superiore” solli episodin e radhës në FSHF TV, ku u pasqyrua një këndvështrim më i specializuar mbi javën e 28-të të Abissnet Superiore. Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, u soll një vështrim i detajuar mbi pesë takimet e luajtura në fundjavën që lamë pas. Detajet më interesante dhe disa nga momentet më të rëndësishme të ndeshjeve të zhvilluara mes të premtes, të shtunës dhe të dielës, shoqëruara me statistikat kryesore dhe me interpretimin taktik të situatave vendimtare në fushë, krijuan një panoramë ndryshe të kampionatit “Abissnet Superiore”. Barazimi pa gola mes kampionëve të Egnatias dhe kryesuesve të Vllaznisë, triumfi i Elbasanit në transfertën e Flamurtarit, fitorja e Tiranës përballë Bylisit, suksesi i...