Gjimshiti: Ta kthejmë mërzitjen në forcë për Kombëtaren e së ardhmes

Gjimshiti: Ta kthejmë mërzitjen në forcë për Kombëtaren e së ardhmes

Kapiteni Gjimshiti e nisi me një vlerësim për rrugëtimin e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, duke e konsideruar si të mirë dhe pozitiv. Mbrojtësi kuqezi nënvizoi se skuadra duhet të lërë pas humbjen me Poloninë dhe mërzitjen ta kthejë në forcë për të ardhmen e Kombëtares shqiptare. Ndër të tjera, kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi ekipin e Ukrainës dhe kërkon që së bashku me skuadrën të marrin një rezultat pozitiv nesër. Një vlerësim për ecurinë e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026 – Rrrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe mendohet veç gjëja e fundit, humbja me Poloninë. Që ndoshta e prish pak bukurinë e asaj që kemi bërë deri më tani në 2-3 vitet e fundit. Por prapë jemi...