Gjimshiti optimist: Polonia e fortë, shanset tona janë 50%

Gjimshiti optimist: Polonia e fortë, shanset tona janë 50%

Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër (20:45) në Varshavë ndaj Polonisë ndeshjen historike për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit 2026. Nga kryeqyteti polak para mediave u shfaq kapiteni Berat Gjimshiti i cili tha: Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr. Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do...