“Gjimshiti në stol? Nuk ka të bëjë me performancën e tij”, trajneri i Atalantës: Ishte një natë që do të hyjë në histori
Atalanta është i vetmi ekip italian që vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Bergamaskët përmbysën Dortmundin në ndeshjen e dytë “play off”, duke siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Europës. Paladino ka deklaruar pas ndeshjes se kjo mbrëmje do të mbetet në histori, si dhe nuk ka nguruar të falenderojë lojtarët e tij për paraqitjen në fushë. Trajneri i Atalantës ka sqaruar edhe nisjen nga stoli të Gjimshitit. Ai ka theksuar se zgjedhja nuk ka të bëjë me pakënaqësi për nivelin e shfaqur nga mbrojtësi shqiptar, por ishte thjesht një zgjedhje teknike për një kundërshtar si Dortmundi. “Ishte një natë që do të hyjë në histori. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi që mbështetën njëri-tjetrin, si dhe stafin tim dhe klubin...
Burimi:
sportekspres.com