Gjimshiti kthehet nga dëmtimi e direkt në Champions, Mitaj pret të luajë pas pesë ndeshjesh

Gjimshiti kthehet nga dëmtimi e direkt në Champions, Mitaj pret të luajë pas pesë ndeshjesh

Adriatik BALLA Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares tonë, njëherësh kapiten i saj, mbrojtësi Berat Gjimshiti, ka lënë shumë shpejt pas dëmtimin që ka pësuar dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen delikate të Atalantës në Ligën e Kampioneve ndaj Klub Bryzhit. Mbrojtësi, futbollisti i vetëm i Kombëtares shqiptare që ka regjistruar mbi 30 ndeshje në këtë turne, u dëmtua 10 ditë më parë në ndeshjen ndaj Torinos në kampionat. Por ashtu siç ka ndodhur shpesh me të, ka djegur etapat duke u rikuperuar në kohë rekord, për të qenë i gatshëm për duelin që mund të dekretojë vijimësinë e bergamaskëve në turneun më të rëndësishëm për klube. Edhe trajneri Rafaele Paladino, u pyet sot në...