Gjesti dëshpërues i Mbappé gjatë dorëzimit të medaljeve për Barcelonën

Gjesti dëshpërues i Mbappé gjatë dorëzimit të medaljeve për Barcelonën

12 Janar 2026 7:57 Alfred Lleshi Kylian Mbappé la një imazh domethënës gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve të Superkupës së Spanjës. Pasi mori medaljen e nënkampionit, sulmuesi francez bëri një gjest të qartë ndaj shokëve të skuadrës së Real Madridit për ta lënë fushën dhe drejtuar dhomave të zhveshjes. Ndërsa disa lojtarë të Realit qëndruan në fushë gjatë festës së Barcelonës, Mbappé zgjodhi të mos qëndrojë dhe të përshpejtojë largimin e ekipit, duke shmangur praninë në aktin final të kampionëve. Skena ndodhi pas protokollit tradicional të “parakalimit” mes dy ekipeve. Ylli francez mbërriti në Jeddah me shqetësime në gju. Një stërvitje e vetme i mjaftoi për të marrë pjesë në finale. Ai dha disa detaje cilësore, si pasimi në thellësi për Güler, që i...