Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Girona interesohet për Kristjan Asllanin, e ardhmja e mesfushorit shqiptar në dilemë
Një tjetër klub po e vendos në qendër të vëmendjes mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Sipas informacionit të fundit nga mediat spanjolle, Girona ka shfaqur një interes konkret për 21-vjeçarin, aktualisht i huazuar te Torino, ndërsa kartoni i tij mbetet në pronësi të Interit. Sipas raportimeve, klubi katalanas ka kontaktuar me Interin për të marrë më shumë informacion mbi disponueshmërinë e Asllanit dhe për të kuptuar mundësitë e një operacioni në këtë sesion të merkatos së transferimeve. Kjo nuk është hera e parë që një ekip spanjoll shpreh interes për mesfushorin kuqezi. Gjatë verës, Real Betis kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Asllanin, por mesfushori preferoi të qëndronte në Serie A. Më pas, Bologna tentoi blerjen e tij përfundimtare, por në...