Gimenez operohet në gju, jashtë fushave të paktën dy muaj. Ja komunikata e Milanit

Gimenez operohet në gju, jashtë fushave të paktën dy muaj. Ja komunikata e Milanit

19 Dhjetor 2025 13:12 Alfred Lleshi Milani i thotë lamtumirë Superkupës së Italisë dhe fokusohet te ndeshja e radhës në kampionat, në “San Siro” kundër Veronës. Ndërkohë, nga infermieria kuqezi vijnë lajme për sulmuesin meksikan Santiago Gimenez. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, qendërsulmuesi është operuar në Amsterdam dhe ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme. Bëhet fjalë për një pastrim artroskopik të kyçit të djathtë të këmbës. Gimenez do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj dhe më pas do të nisë përgatitjen për rikthim, me objektiv pranverën e vitit 2026. Komunikata e Milanit thotë: “Santiago Gimenez iu nënshtrua dje, të enjten e 18 dhjetorit, në Amsterdam, një ndërhyrjeje pastrimi artroskopik të kyçit të djathtë. Operacioni, i kryer nga prof. Gino Kerkhoffs, në prani të...